Organizatorët kanë bërë thirrje që të vijnë sa më shumë shikues për të mbledhur fonde për fëmijët që kanë nevojë
Më 29 korrik në Prishtinë do të mbahet një mbrëmje e madhe sportive e bamirëse, ku në ring do të paraqiten luftëtarë me zemër humanitare, ku vijnë enkas nga e gjithë bota, vetëm e vetëm për t’i dal në thirrje këtij aktiviteti, raporton albinfo.ch.
“Qëllimi i kësaj mbrëmje është që të mblidhen sa më shumë të holla nga afaristët, si dhe nga shitja e biletave dhe të njëjtat t’i dedikohen fëmijëve të sëmurë, si dhe atyre jetimëve. Andaj ju lutem bëhuni edhe ju pjesë e këtij organizimi pasi kështu edhe ju do ndihmoni një fëmijë që ka nevojë për kujdes. Ndryshe, kjo do të jetë hera e pestë që organizohet një gala mbrëmje, por e para në Kosovë. Në aktivitetet mëparshme ishin mbledhur mbi 50.000 franga zvicerane dhe u dedikuan të gjitha për Ligën e Kancerit në Zvicër “Krebsliga””, thonë organizatorët.
Ndryshe, organizator është kampioni i katërfishtë i botës, Mustaf Kicaj, i cili me prejardhje është nga Theranda por që jeton një kohë të gjatë në Winterthur të Zvicrës, së bashku me menaxherin, Evren Dalipi.