Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin amerikan, shkruan albinfo.ch.
Ai ishte kreator i fitores së fundit të skuadrës së tij, ku Montreal mundi Philadelphia Union me rezultat 2:1.
Xhemaili shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 51-të, duke i dhënë tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.
Blerim Xhemaili prej kur është transferuar në Montreal Impact nga Bologna ka shkëlqyer me gola e asistime, ashtu siç kishte shkëlqyer edhe në Itali.