Fatlum Morina, pronar i picerisë “Traqueria Soulfood” në qytetin Lebenstadt ka kursyer nga paratë e “bakshishit” për t`i ftuar në një drekë një grup prej 50 personash me të meta, shkruan salzgitterzeitung.de.
Shqiptari me prejardhje nga Kosova jeton prej 22 vitesh në Salzgitter dhe, siç e thotë vet, rrjedh nga një familje që ka jetuar në kushte varfërie, transmeton albinfo.ch.
Të mërkurën (dje) Fatlumi ka pasur mysafirë grupin prej 50 personave me nevoja të veçanta nga ky regjion.