Rilind Idrizi dhe Feti Pronaj, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, diplomuan në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell.
Ata janë oficerët e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që diplomuan në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Britanisë në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Nëntoger Rilind Idrizi, gjithashtu, fitoi çmimin si studenti më i mirë ndërkombëtar me performancë të jashtëzakonshme në fushën e studimeve ushtarake, akademike dhe praktike.