Për çdo ditë punëtori i kujdesshëm i një parkingu në Luksemburg shënon me përpikëri: makina e tipit Citroën bx me regjistrim francez, vazhdon të jetë aty. Tash e pesë vite! Atë e ka mbuluar nga pak pluhuri, por, ndryshe, gjithçka është në rregull.
Natyrisht, nëse pronarit i mbushet mendja që të vijë për ta marrë veturën, duhet të paguajë goxha shumë. 50.000 euro, ka llogaritur punëtori i parkingut, shumën që del nga çmimi ditor prej 26.90 eurosh, shumëzuar me pesë vjet, shkruan agjencia e lajmeve belga.
Policia nuk është përfshirë në këtë rast. Sipas saj, përderisa parkimi i veturës nuk paraqet ndonjë problem, nuk ka nevojë për shqetësim.
Punëtori i parkingut ka edhe një “ofertë kompromisi” për pronarin e vonuar. Ai, po deshi ta marrë veturën, mund të përfitojë nga llogaritja e biletës vjetore, e cila kushton “vetëm” 3000 euro në vjet. Shumëzuar me pesë, i bie që ai të paguajë gjithsej 15 mijë në vend se 50 mijë euro.