Armando Sadiku shkëlqeu në Zvicër dhe ka filluar të shkëlqejë edhe te skuadra e re, Legia e Varshavës në Poloni, raporton albinfo.ch.
Sadiku ka shënuar qysh në ndeshjen e parë për Legian në humbjen 3:1. Sulmuesi shqiptar hyri në pjesën e dytë dhe shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij.
Legia e filloi kampionatin me humbje 3:1 ndaj Gornik Zabrze. Ai realizoi në minutën e 80-të.
Paraqitja e Sadiku ka marrë vlerësime pozitive në mesin e tyre edhe trajneri i Legias. Sadiku u transferua nga Zurichu për 1.8 milionë euro.
http://www.dailymotion.com/video/x5tpkaw