Pas rizgjedhjes së saj në qeverinë e Zvicrës, ministrja nga BDP-PBD, e kontestuar nga SVP-UDC, Eveline Widmer-Schlumpf është zgjedhur edhe presidente e vendit. Ajo do ta drejtojë vendin gjatë vitit 2012.
Në vitin që po përfundon, presidente e vendit ka qenë Micheline Calmy Rey, e cila në këtë post ka qenë edhe një herë, para pak vitesh.
Sipas parimit të rotacionit që funksionon në mesin e anëtarëve të Qeverisë, për çdo vit zgjidhet njëri nga ministrat në postin e presidentit, por vetëm pasi të fitojë numrin e mjaftueshëm të votave në asamblenë e përbashkët të dy dhomave të Parlamentit Federal.
Për Widmer-Schlumpf kanë votuar kanë votuar 174 deputetë nga gjithsej 239 që kanë pasur vota të vlefshme. Ndërsa kandidati tjetër, Ueli Mauer (SVP-UDC) ka fituar vetëm 32 vota.