Kandidati i SVP-UDC-së, ministri aktual i Mbrojtjes, Ueli Maurer është rizgjedhur duke fituar 159 vota të deputetëve. Ky numër konsiderohet solid, marrë parasysh qëndrimin parimor kritik të shumicës së partive ndaj SVP-UDC-së.
Në kontekst të dështimit të kësj partie për ta marrë edhe postin e dytë në Këshillin Federal, mbetet të pritet qëndrimi i SVP-UDC-së lidhur me hapat e ardhshëm të saj sa i përket pjesëmarrjes në qeveri.