Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman van Rompuy, ka deklaruar në Bruksel se Bashkimi Evropian pret që Serbia të avancojë dialogun me Prishtinën në mënyrë që në shkurt të marrë statusin e kandidatit.
Ai iu është adresuar deputetëve të Parlamentit Evropian.
“Presim që Serbia të avancojë dialogun dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Prishtinën me synimin që në shkurt të 2012-së Këshilli i Ministrave t’i lejojë statusin e kandidatit, të cilin Këshilli i Evropës do ta konfirmojë”, ka thënë Rompuy.