Dikur cilësohej si yll i madh dhe krahasohej me Lionel Messi e Cristiano Ronaldo. Gjithashtu edhe shumë Kombëtare e kërkonin, derisa vendoi të luajë për Belgjikën.
Por, Adnan Januzaj ka përfunduar te skuadra spanjolle, Real Sociedad, raporton albinfo.ch.
Ai ka kaluar me sukses testet mjekësore, kurse mësohet se shuma është 10 milionë euro. Januzaj së fundi ishte i huazuar nga Manchester United në Sunderland.
22-vjeçari ishte pjesë e Dortmundit për gjashtë muaj, por kishte aventurë një jo shumë të suksesshme.