Shoqëria Kulturore dhe Artistike ” DARDANIA” nga Winterthuri ka vendos që të vazhdoj edhe më tutje në grumbullimin e ndihmave humanitare për skamnorët në Kosovë e gjetiu, për ta zbut sa do ku do varfrinë e skajshme.
Gjendja familjare në Kosovë, e cila po keqësohet edhe më tutje, nga papunësia, dhe pa afrësia e një pjese të madhe të invalidëve dhe jetimëve, apo edhe të sëmurëve, ka shtyrë që kryesia e kësaj shoqërie të vazhdoj me koncerte të radhës, të fundit për këtë vit.
Nga dy koncertet e para doli nevoja që të mbahet edhe koncerti i radhës edhe ate më: 17.12.2011, nga ora 19:00, në Hotel Bodan, Bahnhofstrasse 1, 8590 Romanshorn ( TG ).
Motoja e këtij koncerti është: “Shijoni kënaqësin shpirtërore, ndihmoni familje skamnore” me çka kështu edhe do të vazhdohet në të ardhmen nëpër qytete të Zvicës, duke mbetë me shpres se edhe të tjerët do të na bashkangjiten këtij aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare dhe materiale për skamnorët e nevojshëm, ashtu si deri më tani, dhe këtu shprehim konsiderata të sinqerta për bisneset që po japin kontrubutin e vetë përmes iniciativës sonë fisnike.
Vlenë të theksohet se edhe përkundër obligimeve dhe termineve të mëdha që ka dhe pati kjo shoqëri, me dy koncerte humanitare, tri dasmave, festa e flamurit, mandej koncerti me Ansamblin Kombëtar ” SHOTA” e Kosovës, të cilat do të mbahen më 12 dhe 13 dhjetor 2011, në Winterthur dhe Zürich, fundvitin e sivjetëm po e përfundon me këtë koncert humanitar aq të rëndsishëm dhe aq të vendosur për ta përfundua një kulm mbi kokë të atij fatlumi ose asaj fatlumje.
Më poshtë po ju bashkangjesim plakatën e koncertit humanitar në Romanshorn ( TG). Në pdf dhe jpg verzion.
Ju mirëpresim dhe ju dëshirojmë disponim të mirë,
Stafi dhe këshilli organizativ
SH.K.A. “DARDANIA