Për herë të parë televizioni norvegjez NRK, ka transmetuar pamje ku shihet një aeroplan me azilkërkues, të cilët ktheheshin në mënyrë të detyrueshme nga Norvegjia.
Sipas NRK, numri i azilkërkuesve të kthyer me dhunë nga Norvegjia është rritur në mënyrë drastike me kërkesën e qeverisë.
NRK pasqyron kthimin e disa azilkërkuesve për në Kosovë pasi që nuk i plotësojnë kushtet për azil. Video emituar ne NRK tregon se si policia shkojnë në mëngjes dhe i arrestojnë ata që janë të paraparë për t‘u kthyer.
Vitin e kaluar janë kthyer 4600 persona ndërsa këtë vit 4700 azilkërkues nga Norvegjia. (kosovalbaner.com)