Kanë sjellë në jetë 19 fëmijë, ndërsa i njëzeti ka vdekur në barkun e nënës, para se të lindte. Bëhet fjalë për çiftin amerikan Duggar, gjegjësisht nënën rekordere Michelle dhe babnë Jim Bob.
Këtë njoftim e ka dhënë vetë familja, e cila është në qendër të emisionit reality show +19 fëmijë dhe ky nuk është fundi”, të transmetuesit TLC.
Me rastin e një kontrollimi rutinor të nënës Michelle ishte konstatuar se fryti që bartte ajo, ishte i vdekur.
Familja e madhe Duggar që jeton në Little Rock të shtetit federal Arkansas, vetëm para katër javësh kishte njoftuar për shtatzaninë e 20 të zonjës Michelle. Fëmija duhej të lindte në prill të vitit të ardhshëm.
Duggarët, që njihen si familje shumë religjioze kanë tashmë 19 fëmijë, nga mosha 2 deri në moshën 23 vjeçare. Në mesin e kësaj “armate” fëmijësh, janë dy çifte binjakësh.