Skip to content

Maqedonia përfiton 45 milion euro për korridorin 10

Maqedonia përfitoi një grant të Komisionit Evropian me një vlerë prej 59.5 milion euro, prej të cilave 45 milion janë pjesë e parave për përmbylljen e konstruksionit financiar për ndërtimin e aksit rrugor Demir – Kapi – Smokvicë , si pjesë e Korridorit 10 dhe pjesa prej 14,5 milion euro për përmirrësimin e sistemit për […]

Maqedonia përfitoi një grant të Komisionit Evropian me një vlerë prej 59.5 milion euro, prej të cilave 45 milion janë pjesë e parave për përmbylljen e konstruksionit financiar për ndërtimin e aksit rrugor Demir – Kapi – Smokvicë , si pjesë e Korridorit 10 dhe pjesa prej 14,5 milion euro për përmirrësimin e sistemit për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura në Qytetin e Prilepit.

Marrëveshja për këto projekte është kofinancuar nga Komisioni Evropian përmes IPA-instrumentit për zhvillim rajonal, ndërsa u nënshkrua nga ministri i Financave, Zoran Stavrevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, ministri i Ambientit Jetësor Abdilaqim Ademi dhe drejtori për politikat rajonale të BE-së, Zhan-Mari Sejler, raporton INA.

Ministri Stavrevski, ka deklaruar se me këtë projekt rrumbullakësohet konstruksioni financiar për ndërtimin e kësaj pjese të autostradës, duke kompletuar Korridorin 10..

Ministri i Ambientit Jetësor, Abdilhaqim Ademi, ka theksuar se stacioni pastrues në Prilep është si pjesë e projektit në fushën e pastrimit të ujrave të zeza.