Komuna e Klinës, në bashkëpunim me Organizatën qeveritare Zvicerane CDI dhe Qeverinë e Kosovës, janë duke realizuar projektin e ujësjellësit në dhjetë fshatra të Komunës së Klinës të cilat kanë probleme me ujësjellës, e për të cilat do të investohen mbi 1 milion euro, raporton albinfo.ch.
Fshatrat që do të përfitojnë nga ky investim janë: Sferkë, Volljakë, Dush, Gremnikë, Grabanicë, Qypevë e Ulët dhe e Lartë, Resnikë, Bingjë dhe Grapcë.
Këto projekte janë në fazën përfundimtare dhe shumë shpejt do të jenë në shërbim të qytetarëve pasi që ka mbetur vetëm montimi i pompave të ujit. Njëherësh, gjitha kyçjet ilegale do të eliminohen.
Përveç këtij projekti të madh kapital dhe shumë të rëndësishëm në infrastrukturën ujore, në fazën e dytë, parashihet edhe rregullimi i ujësjellësve në fshatrat Caravikë, Qabiq, Zabergjë, Gllarevë dhe Përqeve, ku janë paraparë rreth 700 mijë euro.
