Kryetarja e Zvicrës, njëherësh ministre e punëve të Jashtme, Micheline Calmy-Rey, ka kërkuar që masat për mbrojtjen e refugjatëve të zgjerohen dhe të përfshijnë edhe refugjatët ekologjikë. Zvicra synon të gjejë zgjidhje për këta njerëz, të cilët detyrohen të braktisin vendet e tyre si pasojë e ndryshimeve të klimës.
“Është krijuar një boshllëk në mes të marrëveshjeve ekzistuese dhe realitetit”, ka thënë Rey, duke marrë pjesë në konferencën e UNHCR-së në Gjenevë.
“Zvicra dëshiron që të përkufizojë praktika më të mira së bashku me shtete tjera”, ka thënë ajo.
Calmy-Rey me këtë rast ka bërë të ditur se Zvicra do të strehojë një grup refugjatësh, në kuadrin e rivendosjes së tyre pas braktisjes së vendit të prejardhjes.