FC Basel ka eliminuar nga gara kampionin e Anglisë, Manchester United.
Ekipi i Xherdan Shaqirit ka mposhtur skuadrën e favorizuar Manchester United, me rezultat 2:1 duke u renditur në mesin 16 ekipeve më të forta evropiane.
FC Basel duke përfunduar e dyta në Grupin C ka tubuar këtë vit njëmbëdhjetë pikë, dy më shumë se në vitin 2002.
Dy golat i ka asistuar ylli më i madh i ri i FC Basel, shqiptari Xherdan Shaqiri, të parin e realizoi në minutën e 9-të Steller ndërsa asistimi i dytë erdhi 6 minuta para përfundimit të ndeshjes kur Alexander Frei realizon golin e dytë.
Pas ndeshjes lojtari më notën më të madhe 8.0 është shpallur Xherdan Shaqiri duke marrë edhe epitetin e lojtarit të ndeshjes. Përveq Shaqirit edhe Granit Xhaka kishte paraqitje superiore përballë lojtarëve anglezë.
Në ndeshjen e parë, të luajtur në Mançester, FC Basel ka arritur rezultatin befasues 3:3.