Panairi dhe ekspozimi i makinave luksoze dhe atyre që janë modele të fundit, do t’i bllokojë nesër dhe pasnesër (të mekurën dhe të enjten) disa zona të kryeqytetit shqiptar-Tiranës. Për këtë arsye Policia e Shtetit ka marrë masa për lëvizjen e automjeteve nëpër disa rrugë periferike, pasi ky do të jetë ekspozimi më i madh i veturave në rajon.
Sipas TCH, Në sheshin Nënë Tereza, duke filluar nga ora 20:00, do të zhvillohet panairi i karvan i automjeteve Gumball 3000, i cili do të vijoj deri më 06.07.2017.
Për sigurimin e rendit Policia e Tiranës do të marri masa sigurie duke bllokuar segmentet rrugore: Nga ura e Bubqit – Lapidari Fushë Prezë – Rinas – Qaf Kashari,…mbikalimi Qaf Kashar – Autostrada Durrës Tiranë – Sheshi Shqiponja – Sheshi Rilindja…
Po ashtu të bllokuara do të jenë edhe Rruga e Durrësit – Shesh Banka – Rruga Ibrahim Rrugova – Rruga Myslym Shyri – Bulevardi Dëshmorët e Kombit, segment i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes.
Policia e Tiranës kërkon përdoruesve të mjeteve të bëjnë durim dhe të shmangin lëvizjet e pa nevojshme në këto segmente rrugore.