Vetëm brenda dy javëve të fundit, në rajonin e Ohrit në Maqedoni janë regjistruar rreth 1 mijë dridhje të tokës, ndërsa më i theksuari ishte ai ditës së djeshme (e hënë) që arriti në 5 shkallë të Rihterit, duke shkaktuar dëme në disa shtëpi të vjetra të qytetit. Megjithatë, shumica e tërmeteve të regjistruara, ishte me intensitet të dobët.
Tërmeti i të hënës në orën 13:18 ka shkaktuar shqetësim të banorëve dhe turistëve në Ohër dhe është paraqitur edhe një dëm i vogël material.
Drejtori i Institutit për inxhinierinë e tërmetit dhe inxhinierinë sizmike, Mihail Garevski, konsideron se nuk duhet të pritet tërmet më i fuqishëm në rajonin e Ohrit, por megjithatë thekson se kjo nuk mund të parashikohet, raporton programi për Maqedoninë i REL. Dridhjet që kishin epiqendër Ohrin janë ndjerë edhe në Shqipëri e Kosovë.