Kantoni i Bernës këmbëngul në zvogëlimin e mëtejshëm të ndihmave sociale. Shuma për të ashtuquajturën kërkesë bazë duhet të reduktohet deri në dhjetë për qind. Ajo është tashmë nën rekomandimet e Konferencës Zvicerane për Mirëqenie Sociale, përcjell albinfo.ch.
Qeveria e Kantonit argumenton se punësimi duhet të jetë më atraktiv sesa ndihmAt sociale. Përveç kësaj, zvogëlimi ofron lehtësim financiar për kantonin dhe komunat.
Planet e qeverisë së Bernës kanë shkaktuar protesta të dhunshme në muajt e fundit.