I vlerësuar si njëri ndër Festivalet më të njohura në botë sa i përket muzikës, Montreux Jazz Festival në Zvicër, këtë vit pret në skenat e tij, edhe yllin botëror të Pop-it, këngëtaren me rrënjë kosovare, Dua Lipa.
Autorja e shumë hiteve botërore si“ Be the one“ apo edhe e hitit të fundit me DJ Martin Garrix „Scared To Be Lonely”, pos dy paraqitjeve të mëhershme në Zvicër, zbret këtë vit edhe në Montreux.
E rritur me muzikën e babait të saj, rokerit kosovar Dukagjin Lipa, Dua ishte finaliste e çmimit të kritikës në Britt Awards. Adhuruesit e Dua Lipa, do të mund ta ndjekin atë sot në Montreux Jazz Festival në skenën Montreux Jazz Lab me fillim në ora 20:00.