Një video që të kënaq shpirtin! Ndërkohë që këngëtarët tanë i ka kap sindromi i tallavasë, një grup i përbërë nga amerikanë, kinezë, kanadez, meksikanë, … e çka jo tjetër, mblidhen dhe këndojnë e kërcejnë këngë shqiptare.
Të gjithë së bashku këndojnë këngë popullore shqiptare, këngë të cilat, po të mos ishte spektakli “Këngët e Shekullit” do ua kishim harruar jo vetëm tekstin por edhe melodinë.
Në vijim disa video nga paraqitjet e këtij ansambli Amerikano-Shqiptar të udhëhequr nga Raif Hyseni, bashkëshorti i këngëtares se mirënjohur Merita Halili.
Në video duken shumë njerëz ( amerikanë, kinezë, kanadez, meksikanë , etj…) që këndojnë e kërcejnë shumë bukur, sikur të ishin nga një lagje e ndonjë qyteti në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni…
albinfo.ch/kosovalbaner