Ambasada Zvicerane në Kosovë dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës, janë bashkuar për të sjellë para publikun një ekspozitë mjaft interesante, raporton ‘Kultplus’.
Kjo ekspozitë titullohet “Swiss touch in Landscape Architecture” dhe vjen e kuruar nga Michael Jakob dhe e mbështetur nga Pro-Helvetia, përcjell albinfo.ch.
Kjo ekspozitë do të mbahet në Institutin Albanologjik të Prishtinës, prej 4 korrik nga ora 14:00 dhe do të qëndrojë e hapur për publikun për dhjetë ditë.