Shikuesit e televizionit TSR kanë zgjedhur natën e të shtunës gjeneralin Henry Guisan personalitetin më të famshëm të këtij shekulli për Zvicrën frankofone. Telespektatorët zgjodhën të lartpërmendurin nëpërmjet dhjetë personave, të cilët u paraqiten në një reportazh të transmetuar drejtpërsëdrejti në televizionin publik frankofon.
Ish-bosi i firmës Swatch, Nicolas Hayek, arriti në pozitën e dytë dhe shkencëtari Auguste Piccard në radhën e tretë. Në mesin e dhjetë personaliteteve finaliste ishte Le Corbusier, Claude Nicollier, Jean-Pacal Delamuraz, Didier Cuche, Jean Tinguely, Charles Ferdinand Ramuz dhe Bertrand Piccard.
Këto dhjetë personalitete janë seleksionuar nga një listë prej 90 frankofonëve, të cilët shënuan kohën e tyre. Fillimisht, prezantimi i secilit prej tyre u bë në shtator në javoren e njohur “L’Illustré”. Lexuesit më pas kanë bërë zgjedhjen paraprake.