Siç njoftonte portali kroat nacional.hr. kandidatja shqiptare e koalicionit fitues „Kukuriku” për zgjedhjet parlamentare të Kroacisë Ermina Lekaj-Përlaskaj ka fituar vendin në Parlamentin Kroat, për të përfaqësuar pakicën shqiptare dhe disa pakica tjera. Mirëpo rezultatet e publikuara ndërkohë nga mediet tjera kroate, (portali vecernji list) flasin për fitoren e kandidatit nga pakica boshnjake.
Nëse do të fitonte, Përlaskaj do të përfaqësojë në Parlamentin e Kroacisë jo vetëm shqiptarët por edhe pakicat tjera si: boshnjakët, malazezët, maqedonasit dhe sllovenët, njofton portali kroat Nacional.hr.
Ermina Perlaskaj-Leka është e lindur në Prizren. Në vendlindje ka kryer shkollimin fillor dhe të mesme, ndërsa fakultetin e drejtësisë e ka përfunduar në Rjekë të Kroacisë.
Ajo është dyzet vjeçare, është drejtoreshë për Shërbime publike dhe të kuadrove në Ujësjellësin e Novi Vinodolskit në Kroaci.