Kjo ngjarje muzikore do të mbahet për herë të dytë në Gjakovë, nga 10 deri më 24 korrik.
Organizatorët kanë thënë se ESMA do të jetë e përhershme në Gjakovë ndërsa do të bëjë bashkë profesionistë të muzikës nga vende të ndryshme të Evropës.
Ndërkohë të gjithë pjesëmarrësit e instrumenteve të orkestrës do të jenë pjesë e Ditëve Ndërkombëtare Orkestrale, nga të cilat do të formohet një orkestër simfonike, Festival Symphonic Orchestra of Esma.
Këtë vit festivali do t’i kapërcejë kufijtë e Gjakovës, por edhe të Kosovës. Koncerte të njëjta janë planifikuar në Prishtinë dhe Tetovë.
Më shumë info në: