Grupi antikorrupsion i Këshillit të Evropës “Greco” ka akuzuar Zvicrën se lejon që të mos ketë transparencë në financimin e partive. Sipas tij, financimi i partive duhet të rregullohet me ligj.
“Qeveria federale e Zvicrës do të merret me rekomandimet e Greco-s në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë për radion drs një zëdhënës i Ministrisë federale për Drejtësi. Ai më tutje ka shtuar se ndaj Zvicrës në këtë drejtim po zhvillohet një presion i caktuar politik.
Mirëpo, ka përfunduar ai, “frika që Zvicra të përjashtohet nga Këshilli i Evropës është joreale”.