Futbollisti shqiptar, Shkëlqim Demhasaj ka shkëlqyer në edicionin e kaluar në Ligën e Parë Zvicerane te skuadra e Schaffhausenit, shkruan albinfo.ch.
Pas shumë golave dhe paraqitjeve të mira, ai do të vazhdojë karrierën në Luzern, që garon në Superligën zvicerane.
Futbollisti shqiptar ka thënë se është i gatshëm për një aventurë të re. “Edhe zyrtarisht jam larguar nga klubi i zemrës për të nënshkruar kontratë me Luzernin në Superligën e Zvicrës. Dua t’i falënderojë të gjithë në Schaffhausen për mundësinë e dhënë dhe besimin që patën tek unë. Tani më pret një aventurë e re ku shpresoj të kem sukses. Tani është koha”, ka shkruar futbollisti shqiptar në rrjetet sociale.