E ardhmja e portierit të Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha është vendosur, shkruajnë mediat italiane, përcjell albinfo.ch.
Skuadra zikaltër do të paguajë pesë milionë euro për shërbimet e portierit të lindur në Prishtinë, i cili do të vazhdojë me Atalantën.
Ai ishte i huazuar nga Lazio, ku shkëlqeu për Atalantën, duke ia siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, duke qenë befasia më e këndshme në Kampionatin italian.
Edhe zyrtarët e Atalantës janë shprehur të kënaqur që do të vazhdojnë me Etrit Berishën.