Zinxhiri i kafeneve në botë “Starbucks” deri në vitin 2020 do të punësojë 2.500 refugjatë në Evropë, si pjesë e një programi global për t’i ndihmuar refugjatët.
Kjo shifër do të jetë pjesë e planifikuar e 10.000 vendeve të punës për refugjatët në zinxhirin e kafeneve amerikane në mbarë botën, përcjell albinfo.ch.
“Starbucks” do të bashkëpunojë me agjencitë që ndihmojnë refugjatët në Britani, Francë, Austri, Spanjë, Portugali, Gjermani dhe Holandë.