Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, nuk do të lejohet doganimi i veturave më të vjetra se 10 vjet. Ky vendim tashmë është zyrtar, pas vendimit që kishin marrë Institucionet e Republikës së Kosovës në legjislaturën e kaluar. Vendimi ka dal në Gazetën zyrtare, dhe tanimë gjithçka është e qartë se importi i veturave të vjetra që konsiderohen si llumi i BE-së nuk do të vjen më në Kosovë.
Më saktësisht, deri me datën 31.12.2017, vazhdon importimi i veturave pa kufizim të vjetërsisë sipas Vendimit të Qeverisë nr.16/20 me propozim të ministrit të Financave të asaj kohe, Avdullah Hoti.
Pas kësaj date, nga 1 janari 2018, nuk do të mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vite dhe që nuk plotësojnë standardin EURO 4 për normat e shkarkimeve në ajër, kufizim ky i përcaktuar me ligjin për automjete. Prandaj, qytetarët që planifikojnë të importojnë vetura duhet të marrin parasysh ndryshimin e kushteve të importit sipas ligjit të ri për automjete.