Një gjykatë apeli në Bellinzona të Zvicrës ka shpallur Donatello Poggi fajtor për diskriminimin racor, duke edituar dhe publikuar dy artikuj në vitin 2012, në të cilët ai e mohonte gjenocidin në Srebrenicë.
Poggi u dënua pasi gjykata konstaton se ekziston një retorikë e qartë e mohimit që shkon përtej qëllimit të lirisë së fjalës, përcjell albinfo.ch.
Sipas gjykatës, nuk ka asnjë justifikim për pikëpamjet e autorit që janë të njëanshme dhe kundër viktimave. Donatello Poggit iu shqiptua gjobë me para dhe dy vjet dënim me kusht.
Dënohet zvicerani për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë
0 Likes
0 Share
Poggi u dënua pasi gjykata konstaton se ekziston një retorikë e qartë e mohimit që shkon përtej qëllimit të lirisë së fjalës