Portieri shqiptar, Etrit Berisha kishte shkëlqyer sezonin e kaluar për Atalanta. Berisha ishte i huazuar nga Lazio, shkruan albinfo.ch.
Dy skuadrat siguruan Ligën e Evropës, derisa Atalanta ka vendosur të blejë kartonin e tij dhe ai do të qëndrojë në Bergamo.
Kujtojmë që edicionin e kaluar te Lazio, portieri i parë ishte Thomas Strakosha, i cili gjithashtu zhvilloi një kampionat të jashtëzakonshëm.
Berisha dhe Strakosha janë pjesë e Kombëtares shqiptare të futbolli, ku gjithashtu kanë treguar paraqitje të mira.