Partia Popullore e Zvicrës (SVP-UDC) për Kantonin e Cyrihut ka kandiduar njëzëri deputetin nacional Bruno Zuppiger për vendin e ministrit në Qeverinë Federale të Zvicrës.
Është fjala për vendin e ministrit të dytë që kjo parti pretendon se i takon në përputhje me numrin e votave të fituara në zgjedhje.
Bruno Zuppiger është ndërmarrës dhe politikan i dëshmuar në lëmin e financave dhe ekonomisë, thuhet në një komunikatë të partisë së tij, të lëshuar me këtë rast. Zuppiger në një prononcim të tij për radion DRS e ka vërtetuar kandidaturën e tij për postin në Qeverinë e Zvicrës.