Skuadra e Romës ka filluar të mendojë për përforcime në afatin kalimtar, ndërsa njëri nga emrat e përmendur është edhe ylli shqiptar, Adnan Januzaj, shkruan albinfo.ch.
Mohamed Salah pritet që karrierën ta vazhdojë në Liverpool dhe kështu do t’i lihej vendi i lirë Januzajt.
Futbollisti me prejardhje nga Istogu do të gjente edhe belgun Radja Nainngolan te Roma.
Januzaj nuk ka vend në Manchester United, derisa e kërkon edhe Paris Saint Germain dhe Monaco.