Në rundin e dytë të zgjedhjeve në Cyrih për Këshillin e Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës, po prijnë me vota kandidati i GLP-së, Diener Verena dhe i FDP-së, Felix Gutzwille. Christoph Blocher i SVP-së deri tani figuron të jetë i treti në listë.
Në Kantonin e Cyrihut, më së shumti vota ka fituar Gutzwiller i FDP-së, i pasuar nga Diener dhe Blocher. Këto të dhëna Enti Statistikor i Kantonit të Cyrihut i ka bazuar në numërimin e 16 për qind të votave në 72 komuna dhe 185 zona elektorale.
Në raundin e parë të zgjedhjeve më 23 tetor, asnjëri prej kandidatëve për Këshillin e Kantoneve nuk kishte arritur të siguronte shumicën e votave për t’u zgjedhur. Në balotazhin e sotëm zgjedhor do të vendoset në pesë kantone të Zvicrës.