Tribunali i Hagës ka bërë të ditur se procesi gjyqësor kundër ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj do të vazhdojë më 13 shkurt të vitit të ardhshëm.
Prokuroria duhet të dërgojë informatat për dëshmitarin e mbrojtur me kodin 80, me dëshminë e të cilit do të duhej të përfundojë procedura e dëshmive.
Rigjykimi i ish- kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj ka nisur më 18 gusht.
Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm nga 37 akuzat për krime lufte.
Pafajësia e tij u shpall më 3 prill të vitit 2008 nga trupi gjykues.
Por ndaj Haradinajt, Brahimajt e Balajt, me kërkesë të prokurorisë së Tribunalit, Gjykata ka ngritur.