Problemet ekonomike dhe papunësia po ndikojnë negativisht mbi shëndetin mendor të shqiptarëve, duke bërë që rreth 750 mijë shqiptarë, apo 25 për qind e popullsisë së vendit të vuajnë nga problemet mendore.
Të dhënat shqetësuese janë nga rezultati i një projekti të nisur 11 vjet më parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë, e cila sipas ekspertëve nuk ka funksionuar si reformë.
Sipas studimit të mbështetur nga OBSH-ja, shkaku kryesor për shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor, në 66 për qind të rasteve është varfëria dhe papunësia, raporton Gazeta Shqiptare.
Anastas Ruli, ekspert i shëndetit mendor thotë se sëmundje të tilla janë vështirë për tu zbuluar dhe ata që janë diganostikuar si të tillë vuajnë në psikiatri nga mungesa e barnave të rimbursueshme dhe shtretërit e pakët dhe të vjetruar.
Edhe reforma që këta të sëmurë të trajtohen në qendra komunitare nuk ka funksionuar.