Zviceranët me qëndrim jashtë vendit do të duhej të kenë të drejtë pjesëmarrjeje në zgjedhjet për Dhomën e Kantoneve të Parlamentit Nacional. Kështu është shprehur qeveria e vendit në një shkresë të drejtuar kantoneve.
Duke qenë se zgjedhjet për dhomën e përmendur janë nën kompetencë të kantoneve, qeveria nuk mund t`i detyrojë ato për të mundësuar votimin e zviceranëve të diasporës.
Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ajo të intervenojë te kantonet e caktuara, ka shkruar Qeveria Federale në një shkresë, duke iu përgjigjur një interpelance të bërë nga deputeti Hans-Jürg Fehr (SP-PS, Schaffhausen).
Zviceranët me qëndrim jashtë vendit në zgjedhjet e mbajtura këtë vit kanë pasur të drejtë pjesëmarrjeje vetëm në 11 kantone.