Në Zvicër më shumë njerëz vdesin nga përshkrimi ose dozimi i gabuar i medikamenteve, nëpër spitale, se sa nga fatkeqësitë në trafik.
Siç ka konstatuar emisioni 10vor10 i transmetuesit televiziv publik sf1, rreth 500 njerëz vdesin si pasojë e barnave jo adekuate, të ngatërrimit të tyre ose të dozave të mëdha, ndërkohë që ne trafik gjatë vitit 2010 kanë humbur jetën 327 veta.
Sipas studimeve tjera, numri i njerëzve që vdesin gjatë trajtimit nëpër spitale është 1200, prej të cilëve 40% në lidhje me medikamentet.
Paketimet e ngjashme të medikamenteve të ndryshme, pastaj sasia dhe dozimi, të cilat shpesh nuk dallohen vizuelisht në pakot e barnave përbëjnë problem në këtë fushë.
Nga viti 2013, pakot e medikamenteve do të kenë ngjyra që do të dallohen sipas dozës, sasisë së barnave që kanë brenda.