Gjermania shkatërroi San Marinon 7:0, ku njërin nga golat e shënoi mbrojtësi shqiptar nga Gostivari, shkruan albinfo.ch.
Në minutat e fundit, Mustafi ka qenë edhe kapiten i Gjermanisë, që ishte hera e parë për të.
“Gjashtë fitore në gjashtë ndeshje kualifikuese. Paraqitje e mirë nga ky ekip i ri. Radha për Kupën e Konfederatave”, ka shkruar Mustafi në “Facebook”.
Mustafi është kampion i botës me Gjermaninë.