Policia austriake ka kapur një shtetas 39 vjeçar të Kosovës, të cilin organet serbe e kanë dënuar për krime lufte me 40 vjet burg. Personi ishte duke udhëtuar me një autobus të linjës nga Sllovendia në drejtim të Gjermanisë, njofton portali i televizionit publik austriak orf.at.
Sipas njoftimit të policisë, kosovari i zu gjatë një kontrolli rutinor të autobusit në autostradën A10 në Weisenstein. Pasi i shikojnë dokumentacionin, policët konstatojnë se bëhej fjalë për personin e kërkuar me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Personi i zënë është dërguar tashmë në burgun për deportim, njofton orf.at. Nuk bëhet i njohur identiteti i të arrestuarit.