Një pacient i dentistit në një lokalitet në Baden Würtemberg të Gjermanisë ka qenë kaq i frikësuar nga mjeku i dhëmbëve sa që ka shkaktuar një rrëmujë të vërtetë duke tentuar të ikë nga karrigia në të cilën dentisti po ia trajtonte dhëmbin.
Pasi e lëshon narkoza, pacientin 30 vjeçar e kaplon paniku aq fort sa që duke dashur të ikë nga karrigia e sulmon në gjunj infermierin i cili provoi ta ndalonte.
Po ashtu ai i kërcënon të gjithë të pranishmit se “do t`i presë”, nëse provojnë t`ia nxënë rrugën. Ai ia del të ikë nga ordinanca, mirëpo kur policët provojnë ta ndalojnë, “frikacaku” i sulmon edhe ata me gjithë forcën.
Si rezultat, ai përfundon në qelinë e policisë.