Mesfushori shqiptar, Gjelbrim Taipi ka bërë hapin më të madh në karrierë deri më tani. Ai ka nënshkruar me skuadrën e Superligës zvicerane, St. Gallen, njofton albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit zviceran, ashtu si edhe futbollisti shqiptar, që më parë ka luajtur për Shqipërinë U-21.
“Ju njoftoj se jam edhe zyrtarisht pjesë e St. Gallen, për tre vitet e ardhshme.
E falënderoj familjen, dhe gjithë ata njerëz që më kanë përkrahur dhe kanë besuar tek unë”, ka shkruar Taipi në faqen e tij në “Facebook”.
Taipi ishte pjesë e Schaffhausen, derisa tani shton numrin e futbollistëve shqiptarë në Superligën zvicerane.