Zvicra fitoi ndeshjen e fundit miqësore ndaj Bjellorusisë me rezultat minimal, derisa me këtë fitore ka thyer rekordin e saj, shkruan ‘blick’.
Zvicra arriti gjashtë fitore radhazi në të gjitha garat, që nuk e kishte bërë asnjëherë në historinë e saj 112-vjeçare, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësuesja e Zvicrës ka pesë ndeshje në grupin e saj për Botërorin e Rusisë, kurse së fundi mposhti edhe Bjellorusinë.
Këtë rekord mund ta thellojë edhe më shumë, pasi të premten do të ndeshet me Ishujt Faroe, ku është top favorite.