Ndërkohë bilanci i viktimave të sulmeve në Londër është ngjitur në 7.
……
Dëshmitarët thanë se policia e armatosur ishte në vendin e ngjarjes, pasi minibusi i bardhë u përplas me njerëzit.
Mediat raportojnë se ka pasur sulme të tjera me thikë në një restorant në afrësi të urës, e cila ishte mbyllur në të dy drejtimet.
Gazetari i BBC-së në kohën e incidentit ishte i pranishëm në urë dhe tha se shoferi i minibusit ishte duke vozitur me shpejtësi rreth 80 km/h.
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka thënë se incidentet në Londër trajtohen si akte të mundshme terrorizmi.