Xherdan Shaqiri shënoi një super gol ndaj Bjellorusisë në fitoren prej 1:0. Me një gjuajtje të jashtëzakonshme ai ngriti të gjithë në këmbë.
Ai pas ndeshjes është shprehur i lumtur për golin e shënuar ndaj Bjellorusisë, shkruan ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.
Por, ky nuk ishte goli më i mirë në karrierën e tij. Ai ka shënuar kundër Anglisë një gol të bukur. Më parë kishte shënuar ndaj Evertonit dhe këtë edicion ndaj Hullyt. Të dy këto gola u shpallën më të mirët e vitit nga Stoke City.
Shaqiri ka zgjedhur golin e tij më të bukur. “Goli kundër Polonisë ishte më i bukuri. Gjithashtu ishte shumë i rëndësishëm”, ka thënë ylli shqiptar.
Shaqirin e lavdëroi edhe Valon Behrami. “Xherdani është shumë i rëndësishëm për ne. Ne kemi shpresën te Shaqiri, kur ka mbrojtje të tilla”.