Vetëm në «Ditën e Baballarëve», iniciativa popullore: “Për pushim të arsyeshëm “ lehonie” për baballarët» ka marrë 120 mijë nënshkrime. Iniciativa duhet të dorëzohet këtë verë, siç njofton komisioni i iniciativës, përcjell albinfo.ch.
Iniciativa kërkon që baballarët e një fëmije të porsalindur në Zvicër të marrë 20 ditë pushim të paguar.
Një nismë e tillë ishte nisur pasi Parlamenti në prill të vitit 2016 kishte refuzuar pushimin dy javësh të atësisë. Shpenzimet u vlerësuan rreth 200 milionë franga zvicerane.
Pas kësaj iniciative janë sindikatat, organizatat ombrellë të organizatave të burrave dhe grave dhe Pro Familia.