Mbrojtësi i skuadrën zvicerane, Grasshoppersit, Arijan Qollaku ka vendosur të luajë për Shqipërinë, duke refuzuar ftesën e Kosovës, njofton albinfo.ch.
Në drejtim të mbrojtësit të djathtë ka pasur oferta nga Shqipëria dhe Kosova, derisa në fund vendosi të luajë për kuqezinjtë U-21. Ai kishte ftesë nga Kosova U-21.
Qollaku ka lindur më 1997 dhe shihet si një futbollist me të ardhme të ndritur.
Ardhjen e tij në Kombëtare e ka zyrtarizuar trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, duke e ftuar për ndeshjen ndaj Francës dhe Estonisë në qershor.