Policia britanike ka nisur një aksion të gjerë për arrestimin e emigrantëve që punojnë pa leje, shkruan ‘rugbyadvertiser.co.uk’.
Një burrë shqiptar u arrestua me dyshimin për hyrje të paligjshme në Britaninë e Madhe. Ai u arrestuar, derisa po punon në një autolarje në Rugby, përcjell albinfo.ch.
Ai është dërguar në institucionet e emigracionit. Ky ka qenë një aksion i gjerë, ku janë vizituar tri autolarje si pjesë e Operacionit Trivium, për të ndalur të huajt që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe.
Gjithashtu edhe disa persona tjerë janë arrestuar, si dhe janë konfiskuar shumë makina.
Zyrtarët policorë janë shprehur të kënaqur me rrjedhën e aksionit, derisa kanë shtuar se ky është një mesazh i qartë, për të gjithë ata që shkelin ligjin.